Kurti vizitoi Universitetin e Qytetit të Dublinit, flet për bashkëpunim

18:33 | 01 Mars 2024
kurti-vizitoi-universitetin-e-qytetit-te-dublinit,-flet-per-bashkepunim

Qëndrimin sot në Dublin të Irlandës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e filloi me një vizitë në Universitetin e Qytetit të Dublinit (Dublin City University), ku u mirëprit dhe u takua me Presidentin e Universitetit të Qytetit të Dublinit (Dublin City University), Daire Keogh dhe zyrtarë të tjerë.

Bëhet e ditur se tema qendrore të takimit ishin bashkëpunimet e mundshme përmes programeve të shkëmbimeve në nivel të studentëve dhe stafit akademik, rritja e kapaciteteve universitare në fushën e kërkimeve, të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe drejtësia tranzicionale.

“Kryeministri Kurti foli për rezultatet e qeverisjes së deritanishme të përkthyera në indikatorë pozitivë ekonomikë dhe demokratikë, politika të prezantuara për herë të parë, angazhimin dhe projektet e qeverisë me fokus te komunitetet joshumicë dhe veprimet dhe hapat e ndërmarrë në fushën e drejtësisë tranzicionale”, thuhet në kumtesën për media nga Zyra e Kryeministrit.

Komento: