
Në kohë të pandemie Albin Kurti ka dal në teren.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka shkuar në Gjilan për çështjet e menaxhimit të pandemisë ku është pritur ng kryetari i komunës, Lutfi Haziri.
Bashkë me të kanë shkuar edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal Emilja Rexhepi.

Ata gjithashtu u pritën nga stafi i Qendrës Operative Emergjente në Kampusin e Shkollave të Mesme.
Në takimin që po vazhdon, Haziri, tha se do të donte që kryeministrin dhe ministrat t’i priste në ditë më të mira, por se edhe kjo në kohë pandemie është një rëndësie të veçantë.