
Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë sot në disa komuna ku po mbahet balotazhi.
Kurti pas votimit në Prishtinë ka vizituar Vushtrrinë, Mitrovicën, Fushë Kosovën, ku është parë në lëvizje gjatë ditës me kandidatët e LVV-së për kryetarë në këto komuna.
Kurti është parë në Fushë Kosovë me kandidatin Valon Prebeza. Ky i fundit ka publikuar edhe fotografi nga vizita e Kurtit./Telegrafi