Kurti viziton në spital ministrit Latifi

22:16 | 10 Qershor 2022

Rifat Latifi, është operuar nga “zorra qorre”

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar në spital Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili u operua sot nga “zorra qorre”.

Gjendja e Latifit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është stabile, teksa ai po qëndron në Mjekimin Intensiv Qendror.

Në një fotografi të publikuar nga ATV, Kurti shihet në spital.

Latifi për të kryer këtë operacion, kishte përzgjedhur kirurgun, megjithëse, ekipi kujdestar ndodhej në QKUK.

Komento: