Kurti viziton një familje të komunitetit egjiptian, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi

15:08 | 13 January 2025
kurti-viziton-nje-familje-te-komunitetit-egjiptian,-bashke-me-ministrin-elbert-krasniqi

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh edhe kandidat i VV-së këtë post në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka vizituar një familje në Treboviq të komunitetit egjitian.

Në një postim në Facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me të ishte edhe ministri Elbert Krasniqi.

I pari i vendit shtoi se e kanë rritur mbështetjen për studentë dhe nxënës, dhe i kanë shtuar vendet e punës bashkë me krijimin e skemave sociale në mbështetje të tyre.

“10 milionë euro janë dedikuar për të përmirësuar infrastrukturën në zonat ku jetojnë komunitetet joshumicë e 10 milionë euro janë ndarë edhe për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, ku mbi 100 shtëpi të reja janë të ndërtuara e mbi 100 të tjera të renovuara. E nga vetëm shtatë punëtorë nga komuniteti egjiptian që kanë qenë të punësuar në administratën publike para mandatit tonë, sot numërojmë 70 të punësuar”.

“Qeveria jonë është e drejtë, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Në Treboviq, ishim bashkë me Elbertin me të cilin kemi bashkëpunuar ngushtë e do të vazhdojmë njësoj, për të mirën e vendit e në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës”, ka thënë Kurti.

Komento: