Kurti viziton policin që u plagos mbrëmë në veri: Me zyrtarë të tillë mbahet shteti, kriminelët do dënohen

16:30 | 09 Dhjetor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar në QKUK, policin e plagosur, Ekrem Neziri.

“Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë”, ka shkruar Kurti.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

Polici Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri është në gjendje shëndetësore stabile.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thanë se operimi i tij ka kaluar me sukses dhe për disa ditë do të trajtohet në spital.

Komento: