Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi juaj është shtyllë e sigurisë në Kosovë

00:56 | 01 Janar 2026
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi juaj është shtyllë e sigurisë në Kosovë

Në prag të ndërrimit të moteve, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zyrtarët policorë që janë në shërbim të qytetarëve, duke i falënderuar ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të pandërprerë, sidomos gjatë periudhës festive të Vitit të Ri.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për punën e palodhur të efektivëve të Policisë së Kosovës, duke i vlerësuar ata si “shtyllë të rëndësishme” për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend.

“Zyrtarët policorë, si në çdo kohë e në çdo cep të vendit, edhe sonte janë në detyrë, në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. I vizitova për t’i përshëndetur nga afër dhe për t’u shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre të pandërprerë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se, përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë janë të pazëvendësueshme për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, dhe ka shpërndarë një mesazh urimi për Vitin e Ri.

“Për Vitin e Ri, u uroj shëndet, mbarësi, begati dhe suksese të vazhdueshme në detyrën e tyre fisnike. Falë punës së tyre, qytetarët tanë festojnë me më shumë qetësi dhe siguri”, ka përfunduar ai.

https://www.facebook.com/share/p/1KdJKPsHgT/?mibextid=wwXIfr

Komento: