Kurti voton në zgjedhjet brenda VV-së: Urime e gëzuar të gjithëve

11:34 | 25 Shtator 2022

Zgjedhjet brenda VV, voton Kurti: Urime e gëzuar të gjithëve.

Kryeministri Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ku ai po garon për kryetar të këtij subjekti politik.
Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë së tij për punën që kanë bërë deri më sot.

“Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për kryetar të lëvizjes, strukturës, rinia për LVV dhe gratë për LVV. Urime e gëzuar të gjithëve”, tha shefi i qeverisë para gazetarëve. /EO

Komento: