Kurti: VV e LDK do të arrijnë një marrëveshje, Kosova do të ketë Qeverinë e re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kurti: VV e LDK do të arrijnë një marrëveshje, Kosova do të ketë Qeverinë e re

21:32 | 24 Dhjetor 2019

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, Festa e Krishtlindjes thotë se me lutjet e kryeipeshkvit të Kosovës, Vetëvendosje e LDK do të arrijnë një marrëveshje, e Kosova do të ketë Qeverinë e re.

Kurti nga festa e pritjes së Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” ka folur edhe për negociatat për krijimin e Qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kreu i Vetëvendosjes tha se kanë një pengesë në negociata, por që ajo nuk është as shumë e madhe, e as e vogël.

“Unë e falënderoj për urimin, që ne sa më parë t’i përmbyllim negociatat tona dhe të dalim me një qeveri të re, ashtu sic e ka kërkuar edhe populli ynë në zgjedhjet e fundit. Në këtë rrugën e këtyre bisedimeve me partnerin tonë qeverisës, ne jemi kah fundi. Kemi një gur në rrugë. Nuk është as shkëmb as guralec, mirëpo me urimet më të mira të Don Lush Gjergjit, e me lutjet e të gjithëve dhe me punën tonë të përbashkët besoj që do t’ia dalim me sukses”, ka thënë Kurti nga katedralja.

Ai ka thënë se do t’i bëjë publike, sapo të arrihet një marrëveshje me LDK’në, megjithatë ka treguar se dy subjektet janë rrugës.

Në pritjen e organizuar nga ipeshkvia e Kosovës ishin pjesëmarrës edhe presidenti Hashim
Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Kurti nuk u pa të ketë komunikuar me ta.

Komento: