Kurti: Zbatuam pothuajse të gjitha marrëveshjet nga mbledhja e fundit

14:29 | 20 Qershor 2022

Sot është mbajtur një mbledhje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, ku u shpreh i lumtur që sipas tij, “pati zbatim pothuajse të plotë të marrëveshjeve nga mbledhja e kaluar”.

Për mbledhjen e sotme, Kurti e falënderoi Ramën dhe ministrat shqiptarë, ndërsa tha se “është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë”.

Ai foli për një “trend shumë më pozitiv të bashkëpunimit”.

“Sot ne importojmë nga Shqipëria më shumë se asnjëherë më parë dhe eksportojmë në Shqipëri më shumë se asnjëherë më parë”, tha Kurti.

Komento: