Kurti zhvillon takime me katër kongresistë amerikanë

21:13 | 19 Maj 2022

Kurti po vazhdon vizitën në SHBA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e ka filluar nga 6 maji, sot ka zhvilluar takime me katër kongresistë amerikanë.

Kurti u takua me kongresistët Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain dhe Ritchie Torres, ku bisedoi në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë, thuhet në njoftimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e kongresistëve për Republikën e Kosovës, si dhe për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë për rajonin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Tutje, në këto takime, kryeministri Kurti theksoi punën e Qeverisë në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, me ç’rast përmendi edhe ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “Ëorld Justice Project”.

Komento: