Kurtishaj: Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023

18:50 | 13 Shkurt 2023

Kompania turistike “Sharr Travel” ka vazhduar promovimin e bregdetit shqiptar, si destinacion kryesor turistik për kosovarët.

Në vazhdën e kësaj, është hapur simbolikisht sezona pranverore nga kompanitë turistike “Sharr Travel” dhe “Blue Travel Kosova” në bashkëpunim me “Fllad & Spa” Resort në Durrës.

Ruzhdi Kurtishaj, pronari i kompanisë ”Sharr Travel, ka thënë se çdo vit po ngrisin kapacitetin e shërbimeve dhe po ofrojnë kushte më të mira për pushuesit nga Kosova, që bregdetin shqiptar e kanë kryesorin.

Sipas Kurtishajt kompanitë “Sharr Travel” dhe “Blue Travel Kosova” edhe këtë vit do ta kenë eksklusivitetin e plotë të shitjes së aranzhmaneve turistike për Hotel “Fllad Resort & SPA”.

“Tashmë është bërë tradicionale që brenda vitit të kemi një tre apo katër organizime për turizmin shqiptar, që edhe më tutje në vitin 2023 Shqipëria do të jetë top destinacion turistik për qytetarët e Kosovës dhe kush më mirë se ju (media) dhe agjencionet turistike nuk mund ta bëjnë dhe mendimin e kemi te turizmi shqipfolës, andaj sot bashkë me ju do ta rihapim “Flladin”, që është një resort i ndërtuar viteve të fundit dhe ne është hera e dytë që gjindemi këtu por këto ndryshime që kanë ndodhë këtë vit është fantastike”, tha Kurtishaj.

E përfaqësuesja e Resortit “Fllad & Spa”, Elona Gjondedaj, tha se tregu i Kosovës ka qenë shpëtim i ekonomisë shqiptare gjatë kohës së vështirë të pandemisë.

“Jam e bindur që Shqipëria nuk është risi për ju e as për tregun e Kosovës por çdo ditë ka përmirësime të infrastrukturës, të shërbimeve. Jam e bindur se vitet në vazhdim do të jenë më të mira se ato që kemi kaluar dhe jeni të vetmit tregje që na bashkon gjuha, na bashkon solidariteti për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kohë të vështira”.

“Dua të ritheksoj vitet e vështira të pandemisë, tregu i Kosovës përtej kënaqësisë që përfitonte duke vizituar Shqipërinë, ka qenë shpëtim i ekonomisë shqiptare”, tha ajo.

Gjondedaj ka treguar edhe për kapacitetin dhe risitë që i sjellë Resorti “Fllad & Spa”.

“Resortit ‘Fllad & Spa’, ka gjithsejtë 132 dhoma, dhe është i dedikuar dhe koncepti që mendojmë të ndërtojmë është Family Club, ku do të jetë destinacion për familjen. Jemi në plan e sipër për të bërë edhe një Mini Club për fëmijët me të gjitha lojërat dhe animacione ”, ka thënë Gjondedaj.

Komento: