Kurtishi: Në Klinikën e Onkologjisë ka përmirësim të kushteve për pacientë

13:57 | 05 Korrik 2024
kurtishi:-ne-kliniken-e-onkologjise-ka-permiresim-te-kushteve-per-paciente

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vizitoi Klinikën e Onkologjisë në QKUK, me qëllim të njohjes nga afër me punën dhe sfidat e kësaj klinike.

“Presim nga ju empati ndaj pacientit dhe të ktheni shpresën për jetën. Ne duhet të përçojmë mesazhe pozitive për jetë. Dëshirojë të di cilat janë kërkesat e juaja çka mundemi ne bashkë të bëjmë. Edhe qytetarët kanë nevojë që kërkesat e tyre inovative të përmbushen. Çfarë mundemi të bëjmë së bashku në rritjen e gamës së terapisë që tu dilet në ndihmë të qytetarëve”,  tha kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku.

Kurse drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se kushtet për pacientet janë përmirësuar dukshëm.

“Ne trajtojmë 250- 300 pacient në ditë me kimioterapi. Me kapacitetet që i kemi po mundohemi që ti trajtojmë të gjithë pacientët pa pasur nevojë për tu trajtuar  jashtë Kosovës. Duhet që mungesat e stafit të përmbushen, kemi 92 për qind të barnave esencial të pranishme në klinikën tonë” , shtoi drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Edhe deputetë tjerë adresuan kërkesat e qytetarëve dhe ofruan mbështetjen e tyre për kërkesat dhe nevojat e klinikës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Komento: