Kurtit i kërkohet ta shtyjë vendimin për targat

09:00 | 05 November 2022

“Kurti duhet ta shtyjë vendimin për targat”.

Njohësit e çështjeve politike në vend po kërkojnë që vendimi për targa të shtyhet për shkak të situatës gjeopolitike.

Ata thonë se vendimi për targa duhet të nxjerr edhe një udhëzim administrativ, në mënyrë që më mos të ketë më zvarritje të zbatimit të kësaj marrëveshje.

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, thotë se shtyrje të tilla ka pasur ndër vite, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe kësaj radhe.

Krahas shtyrjes, Raci kërkon që ndërmjetësi i dialogut të mos ushtrojë më presion për këtë çështje, por vetëm të fillojë implementimi.

“Për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike nëpër të cilën po kalon Evropa. Kosova duhet të jetë e matur në çdo veprim që do ta marrë tani dhe për këtë çështje. Nëse ne kemi bërë shtyrje disa vjeçare për një çështje të tillë teknike dhe nëse jemi në fazën kritike të dialogut, Kosova duhet ta jap edhe një shans, por e fundit të jetë e normuar ose me ndonjë marrëveshje bilaterale me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian dhe të ShBA-s, ose Kosova duhet të nxjerrë një udhëzim administrativ, i cili do të thotë po se do të ketë shtyrje edhe për 10 muaj, por nga kjo datë nuk do të ketë më negociata dhe vendimi për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për targa do të fillojë zbatuari pa ndonjë kompromis”, u shpreh ai.

Njëjtë mendon edhe analisti politik, Arbnor Sadiku. Ai për tha se presion nuk po i bëhet vetëm Kosovës por edhe Serbisë.

Ai thotë se kjo kërkesë e BE-së, është si rezultat i mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka marrëveshje politike dhe ju e keni parë momentin që nuk ka diçka të tillë dhe e dini që rikthimi i targave nga në veri të Kosovës që e kanë bërë serbët e Kosovës deri tash janë afro 10 qytetarë, dhe tashmë po shihet që të gjitha çështjet, madje edhe ato teknike do duhej të kishte një marrëveshje paraprake ndërmjet palës serbe dhe asaj shqiptare. E kundërta nënkupton se do të ketë probleme dhe anarki në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh Sadiku.

“Nuk mundem me konsideruar si trysni, sepse e njëjta po bëhet edhe te pala serbe. Për ne që jetojmë në Kosovë e konsiderojmë se po bëhet trysni vetëm ndaj nesh, por ju e dini që nuk është pak që t’i kërkohet ta heq nga Kushtetuta e saj Kosovës, t’i lejohet anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme dhe mbi të gjitha më Serbia nuk ka kurrfarë autoriteti mbi Kosovën dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatën më të rëndësishme pra në OKB, praktikisht e bën Kosovën shtet legal sikurse shtetet tjera”. /EO

Komento: