Kurtit: Marrëveshja për targat vlen derisa të kryhet negocimi për planin franko-gjerman

11:51 | 24 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas marrëveshjes së nënshkruar mbrëmë me Serbinë, nuk do të lëshohen dhe regjistrohen targa të reja të automjeteve nga Beogradi për banorët serbë të Kosovës.

Kurti në seancën e sotme të Kuvendit dha versionin e tij për këtë marrëveshje, ndërsa tha se targat ilegale “gradualisht do të nxjerren nga përdorimi”, raporton Gazeta Express.

“Tjetra është që pjesa e targave në marrëveshjen e mbrëmshme nënkupton që Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja. Ajo është e qartë në tekst dhe gradualisht targat e paligjshme do të nxjerren nga përdorimi sipas një mekanizmi të tillë”, tha Kurti.

“Ne arritëm ta zbatojmë parimin e reciprocitetit në atë seksion të marrëveshjes që u bë deklaratë e Borrellit, por theksojmë se ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të dokumentit franko-gjerman. Kur të kryhet ky negocim, atëherë skadon edhe afati i këtij dakordimi”, shtoi ai.

Komento: