Kurtit s’i shkon fjala në Luginë, shkarkohet Kryetarja e Preshevës

14:22 | 11 Prill 2022

Kuvendi komunal në Preshevë me 20 vota pro ka shkarkuar Ardita Sinanin nga pozita e kryetares së Komunës së Preshevës në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur sot

.

Sinani madje kishte kërkuar që kjo seancë të shtyhej, për shkak të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.

Megjithatë, Kuvendi u mbajt, por shkarkimi i Sinanit u kundërshtua.

Ajo zgjodhi Facebookun për të falendëruar përkrahësit.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mergatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës” ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka përkrahur iniciativën për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot me përfaqësuesit e Luginës, ku e pranishme ishte edhe Sinani, Kurti bëri thirrje të mos mbështeten tentimet për acarim mes shqiptarëve, pjesë të së cilës e pa edhe synimin për ta rrëzuar nga pozita e kryetares së Preshevës Ardita Sinianin.

“Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm” u shpreh kryeministri Kurti në mëngjesin e sotëm.

Komento: