Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas raportimeve në mediat zvicerane se ka pasur takime mes përfaqësuesve politikë të Kosovës e Serbisë në Zvicër.
Ajo tha se titull i lajmit të medias zvicerane i tingëlloi “shumë zhurmë për asgjë”.
Kusari bëri të ditur se organizata amerikane “Council dor Inclusive governance” bashkë me MPJ e Zvicrës për herë të dytë ka organizuar takime mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha se këto takime njihen si “Procesi i Soloturnit” dhe se ato mbahen prej vitit 2015.
Kusari tha se këto takime nuk janë sekrete e as negociata, derisa shtoi se “ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog”.
“Ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Takimet organizohen për të ndihmuar në dialog dhe mbahen sipas parimit të “Chatham House rules”. Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve. Nga Kosova, të gjitha partitë parlamemtare shqiptare dhe përfaqësuesit Serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë”, ka shkruar Kusari.
Postimi i plotë:
Të nderuara media,
Të dashur qytetarë,
“Shumë zhurmë për asgjë” më tingëlloi titulli senzacional për “takimet sekrete” të mbajtura në Zvicër midis përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia.
Për të sqaruar edhe një herë, organizata Amerikane Council for Inclusive Governance, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, organizon takimet e radhës së dytë, mes përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia.
Takimet në procesin i cili njihet si “Procesi i Soloturnit” mbahen që nga viti 2015.
Emri Soloturn, është emri i qytezës së vogël në Zvicër ku ka rastisur të mbahet takimi i parë dhe tjerët kanë vazhduar të mbahen aty.
Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata.
Ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Takimet organizohen për të ndihmuar në dialog dhe mbahen sipas parimit të “Chatham House rules”.
Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve.
Nga Kosova, të gjitha partitë parlamemtare shqiptare dhe përfaqësuesit Serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë.
Sa i përket diskutimit dhe konkluzave nga takimet, ato janë publike, të publikuara në ëebfaqen e CIG-ut, përfshirë edhe takimin i cili morri publicitet, ai i datës së 11-12 Nëntorit!