
Mimoza Kusari-Lila ka folur në lidhje me kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se LDK nuk ka bërë përpjekje për të arritur marrëveshje me VV’në.
“Duhet dy veta për të bërë tango. Dhe duhet dy palë për marrëveshje”, ka thënë Kusari.
“Kërkesat e LDK’së ndonjëherë kanë qenë të pakapërcyeshme. Në një formë apo tjetër kanë qenë të vështira. Njëherë me presidentin dhe tani me kryeparlamentarin”.
“Janë disa momente që tregojnë se ata thuajse nuk e deshtën ndryshimin. Nuk dua të paragjykoj”, ka shtuar ajo.
LDK dhe VV janë në negociata për të arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës që prej se u mbajtën zgjedhjet me 6 tetor të vitit të kaluar.
Takimet e grupeve punuese përfunduan me sukses dhe programi qeverisës u përafrua, por problemet lindën me ndarje e posteve.