Kusari i reagon Komitetit LIBE që votoi pro heqjes së vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Beogradit

00:03 | 10 Prill 2024
kusari-i-reagon-komitetit-libe-qe-votoi-pro-heqjes-se-vizave-per-serbet-e-kosoves-me-pasaporta-te-beogradit

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Për këtë ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvedosje, Mimoza Kusari Lila, përmes një deklarimi në “X”, të martën.

Ajo ka pyetur se cili është qëlimi i hendekut, duke thënë se shërben për zgjerimin e hendekut në mes të komuniteteve.

“Cili është arsyeja pas këtij vendimi? Përkrahja e përfaqësimit të paligjshëm të “Drejtorisë së Koordinimit Serb në Kosovë” shërben vetëm për zgjerimin e hendekut ndërmjet komuniteteve dhe është një lëvizje regresive për integrimin dhe sundimin e ligjit në mbarë Kosovën”, ka shkruar ajo.

Komento: