Kusari – Lila: Borrelli e Lajçaku kanë marrë anën e Serbisë – Kosova në dialog ka hyrë si palë e dëmtuar

18:36 | 14 Shtator 2023
kusari-–-lila:-borrelli-e-lajcaku-kane-marre-anen-e-serbise-–-kosova-ne-dialog-ka-hyre-si-pale-e-demtuar

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se emisari special i dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefi për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, kanë marrë anën e Serbisë në dialog.

Kusari – Lila tha se Borrelli e Lajçaku kanë marrë anën e Serbisë duke u pozicionuar në mbrojtje të një propozimi të bërë nga pala serbe në tavolinën e dialogut.

“Me aq sa arritëm të kuptojmë në këto momente, kryeministrit i është prezantuar një dokument në gjuhen angleze dhe serbe dhe duket se ajo çfarë është prezantuar ose kërkuar nga Serbia është bërë pozicion i ndërmjetësit, që prezanton që ndërmjetësi nuk është më neutral por rolin e mbështetësit të njërës anë”, tha Kusari – Lila në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Komento: