Kusari-Lila e quan të papërgjegjshëm Ministrin Zemaj: Del nëpër kafe me policë

23:39 | 11 Nëntor 2020

Kusari-Lila ka thënë se Ministri i Shëndetësisë është totalisht i papërgjegjshëm, del nëpër kafe me policë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur rreth masave të reja kundër COVID-19 që priten të hyjnë në fuqi të premten.

Kusari- Lila tha se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është i papërgjegjshëm.

“E kemi një ministër totalisht të papërgjegjshëm të Shëndetësisë. Ai del kafeve me policë, sikur është ministër i Brendshëm”, tha Kusari-Lila.

Komento: