Kusari-Lila: Jemi ne viktima, jo agresori

21:16 | 02 Korrik 2023

Situata në veri, Kusari-Lila: Jemi ne viktima, jo agresori.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova ka treguar gatishmërinë që të bashkëpunojë në mënyrë që edhe veriu të funksionojë si çdo pjesë tjetër e Kosovës. Por këtë, sipas saj, po e ndalon presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Qeveria e Kosovës ka gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar që edhe veriu të funksionojë si çdo pjesë tjetër e Kosovës, a do shfaroset krimi, natyrisht që jo pasi ka edhe në vende të tjera, por të paktën liria e lëvizjes, pjesëmarrja në zgjedhje, punësimi, të mos jenë të diktuarat nga bandat e drejtuara nga Beogradi për t’u bërë presion serbëve në veri”.

“Raporti i fundit ka treguar se presioni kryesor ndaj tyre nuk bëhet nga qeveria, por nga Beogradi, ndaj është Vuçiqi ai që duhet të kritikohet e jo Kurti. Ne nuk ishim agresori, duhet të ndalojmë së mbajmë me të mirë një ish-agresor duke besuar se ai u bë demokrat. Ai e tregoi se çfarë agresori është, ata hynë lidhën tre pakicë kufitar të Kosovës dhe i rrëmbyen”,tha Kusari-Lila

Komento: