Kusari-Lila ka një thirrje për Kryeministrin Haradinaj

22:26 | 01 Shkurt 2019

Mimoza Kusari-Lila ka folur për gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Gjatë ditëve të fundit ka përqarje në mes të liderëve shtetërorë në lidhje me taksën, pasi kryeministri Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga ajo, e kryeparlamentari Kadri Veseli e presidenti Hashim Thaçi janë pro pezullimit të saj për të mos hedhur poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Liderja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Haradinaj që nëse është i vendosur të mos e heqë taksën, ta tërheqë projektligjin për ekipin negociator.

Sipas saj nëse nuk pezullohet taksa, e si pasojë e kësaj nuk vazhdon as dialogu, nuk ka ndonjë arsye që të autorizohet ekipi negociator e të ndahen qindra mijëra euro për dialogun në Bruksel.

Komento: