Kusari-Lila kritikon ashpër kryeministrin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kusari-Lila kritikon ashpër kryeministrin

23:59 | 25 Janar 2019

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila u është përgjigjur kreut të vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj të cilët kanë lënë të hapur mundësinë për liberalizimin e vizave në muajin qershor.

“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejtë, qershori është opsion real, por jemi marr vesh mos me fol shumë. Unë pres edhe më herët të ndodhë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit”, kishte thënë Haradinaj.

Por ndryshe mendon deputetja Kusari-Lila.
‘Vlerësoj Që e kanë humb sensin e ndjeshmërisë për realitetin në Kosovë”, tha Kusari-Lila në emisionin DPT te Fidani në T7.

Thotë se kryeministri ka punë më të rëndësishme për të bërë se sa të flas për këto gjëra.

‘Kryeministri të na tregojë kur do t’i kemi fëmijët në shkolla? Cili është plani i qeverisë për greva. Vendi gati është në gjendje komatoze”, shtoi ajo.
Duke përmendur edhe rrugët e bllokuara për shkak të reshjeve të borës, Kusari-Lila theksoi se momentalisht s’po mund të lëvizet as brenda Kosovës.

“Askush në këtë moment nuk është i preokupuar me dalë e jashtë vendit”, tha kryetarja e Alternativës.

Komento: