Kusari-Lila: Mëkat që mos të vlerësohet puna e Qeverisë në uljen e rasteve me COVID-19

12:05 | 14 Qershor 2021

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që të bëhet debat në bazë të planifikimeve dhe jo në bazë të agjendës politike, sa i përket gjendjes ekonomike në pandeminë COVID-19.

“Është mëkat me ju njoftuar puna e Qeverisë në uljen e numrit të rasteve. Ajo çka mundon në këtë debat është se kërkesa kur është bërë ka munguar ideja në kontekstin kohor. Trajtimi i kërkesës për debat në Kryesi është bërë sipas procedurës. Krahasuar me atë kohë kur e keni bë kërkesën për debat është 0.3% numri i të infektuarve”, tha Kusari-Lila në Seancën e Kuvendit që është duke zhvilluar në këto momente.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, i cili kërkoi nga Kusari-Lila të tregojë një ndihmë që ka bërë qeveria ndaj bizneseve.

“Se ki lexuar kornizën afatmesme të shpenzimeve ose nuk po do me pranuar, por është dokumenti aprovuar në Kuvend, dhe kur flisni për rritje e borxhit publik dhe del qe kjo Qeveria kanë paraparë që borxhin publik ta rrit 100%, mos i ik debatit për ekonominë, ma thoni një ndihmë që ja keni bërë bizneseve”, tha ai.

Komento: