Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës nuk mund të jetë më shumë se 1.54 euro për litër

23:15 | 11 Mars 2026
kusari-lila:-nga-neser-cmimi-i-naftes-nuk-mund-te-jete-me-shume-se-1.54-euro-per-liter

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se çmimi i naftës nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër, nga dita e nesërme.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se çmimi për litër i derivateve është në rënie.

“Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime:

Nafta: 1.40 €/l
Benzina: 1.22 €/l

Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:

* Nafta: 1.54 €/l
* Benzina: 1.36 €/l” – ka shkruar ajo.

Komento: