Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila tha se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e Ministrave “nuk është kërkesë formale”.
Kusari- Lila tha se procesi i dialogut dhe ai i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk kanë qenë të lidhura por po “mundohet” të bëhet një lidhje.
“Tani është e qartë që dialogu dhe procesi i anëtarësimit në KiE nuk kanë qenë të lidhura. Politikisht po mundohen me bë një lidhje ose është shty me u bë një lidhje. Si e tillë kjo është kontraproduktive dhe i bie që në rast se shtyhet me një agjendë që po e dikton Serbia, përkundër që hapat e vet i ka në kundërshti me procesin e zbatimit të marrëveshjeve, atëherë është kontraproduktive edhe për shtetin tonë edhe për komunitetin serb dhe komunitetet tjera në Kosovë”, tha Kusari- Lila.
Ajo tha se për 10 ditë nuk mund të bëhet diçka që nuk është për bërë për 10 vjet, derisa shtoi se në raportin që prezantohet para ministrave nuk shkruan si kusht dërgimi i asociacionit në Kushtetuese.