Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës. Sipas saj, Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë.
Kusari-Lila me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste i përkasin të kaluarës.
“’Lutuni Zotit dhe mbahuni te Rusia’ shkruhet në sloganin e protestuesve serbë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ata brohorisnin parulla shoviniste dhe çetnike. Mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës. Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë”, shkroi ajo.