Kusari-Lila për Njësinë Speciale në Veri: Edhe Franca e Gjermania ndërhyjnë kur ka protesta

22:36 | 13 Shtator 2023
kusari-lila-per-njesine-speciale-ne-veri:-edhe-franca-e-gjermania-nderhyjne-kur-ka-protesta

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në Pressing të T7 edhe për periudhën në të cilën ka kaluar Kosova sa i përket situatës në Veriun e Kosovës.

Ajo ka thënë se kur ka eskalim edhe autoritetet e Francës dhe Gjermanisë ndërhyjnë nëpër protesta.

Sipas saj, dhuna nuk është shkak i qytetarëve serbë, por e “bandave kriminale në Veri të Kosovës”.

Ajo ka thënë se nuk kanë mundur t’ia japin legjitimitetin një partie politike që i ka bojkotuar zgjedhjet lokale, duke iu referuar Listës Serbe.

”Të gjiithë e dinë kush kanë qenë në organizim, përfshirë edhe sulme ndaj ushtarëve të KFOR’it. Kemi pasur 30 ushtarë të lënduar rëndë u tha edhe nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë që dhuna në Veri ka qenë përgjegjësi e Beogradit“.

”Të themi, t’ia japim legjjimitetin dikujt që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje dhe kanë zgjedhë forma të dhunës në vend të komunikimit“, ka thënë ajo.

Komento: