Kusari-Lila shkruan si aleate e Kurtit, gjuajtja me vezë i duket diçka surreale: Nervoza doli jashtë kontrollit

16:50 | 08 Gusht 2026
kusari-lila-shkruan-si-aleate-e-kurtit,-gjuajtja-me-veze-i-duket-dicka-surreale:-nervoza-doli-jashte-kontrollit

Ish-shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për sitautën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se sulmi me vezë ishte një ngjarje surreale dhe sipas saj u dëshmuar se nervoza e deputetëve kishte dalë nga kontrolli.

“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse të uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti dhe që, bashkë me grupin e saj parlamentar, të arrijnë të kuptojnë se me praninë dhe votimin e tyre për konstituimin e institucioneve mund të kontribuojnë shumë më dobishëm për vendin sesa me veprime të tilla”, ka shkruar Kusari Lila.

Komento: