Kusari-Lila s’i dorëzohet sëmundjes, 6 javë pas operimit i kthehet vrapimit

16:38 | 14 December 2024
kusari-lila-s’i-dorezohet-semundjes,-6-jave-pas-operimit-i-kthehet-vrapimit

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas një muaji nga një operimi sot ka dalur në shtegun e Gërmisë.

Kusari-Lila, njoftoi se ParkRun Gërmia organizohet çdo të shtunë, duke filluar nga ora 9:00, dhe përfshin një vrap 5 km.

“Pas një muaji e një jave nga operimi, sot isha në shtegun e Gërmisë bashkë me vrapuesit e tjerë të #GreenTeam për të mbështetur nismën ParkRun Gërmia.

ParkRun Gërmia organizohet çdo të shtunë, duke filluar nga ora 9:00, dhe përfshin një vrap 5 km. Takimi bëhet te këndi i lodrave, pas pishinës së Gërmisë.

Grupi është gjithëpërfshirës, duke mirëpritur si vrapuesit e shpejtë, ashtu edhe ata që preferojnë të ecin.

Shoqëri, humor i mirë dhe shprehi të shëndetshme – të gjitha të garantuara!”, ka shkruar Kusari-Lila./Gazeta10

Komento: