Kusari-Lila thotë se dallimet mes Thaçit dhe Kurtit janë të mëdha

23:17 | 26 Qershor 2021

Kusari-Lila: Dallimet mes Thaçit dhe Kurtit janë të mëdha.

Kryetarja e Alternativës, njëherësh shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pasur rol në proceset formuese të Kosovës.

Megjithatë, Kusari – Lila theksoi se ka dallime të mëdha mes Thaçit dhe Kurtit, transmeton Telegrafi.

“Ka dallime te mëdha. Dallojnë në përgatitje, në përformancë, në përvojë, dallojnë në komunikim. Me Kurtin jemi në të njëjtën gjeneratë. Në aspektin e diskutimit, kemi shumë më tepër ngjashmëri me Kurtin, sesa me Thaçin që vjen nga një përgatitje tjetër, e po ashtu edhe dallim gjeneratash”.

“E shoh te Kurti qartësimin e mendimit në raport me qeverisjen, te Thaçi është krijuar respekti i ndërsjellët, por që vizionin përfundimtar nuk kam mundur ta shoh”, deklaroi Kusari – Lila në RTV Dukagjini.

Komento: