Kusari liron zyrën e shefes së GP të LVV-së: Pesë vitet ishin përplot me sfida, por gjithmonë në interesin e qytetarëve

10:40 | 12 Shkurt 2026
kusari-liron-zyren-e-shefes-se-gp-te-lvv-se:-pese-vitet-ishin-perplot-me-sfida,-por-gjithmone-ne-interesin-e-qytetareve

Mimoza Kusari, mëngjesin e ka nisur me një video nga zyra e saj në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky është adresimi i fundit nga kjo zyrë si shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, për të vazhduar rolin e saj si ministre e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.

“Mirëmëngjesi. Për herë të fundit po adresohem nga zyra ime në Kuvendin e Kosovës nga cilësia e kaluar si shefe e grupit parlamentar dhe tash si ministre e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, e konfirmuar dje në Kuvendin e Republikës. Pesë vitet e kaluara ishin përplot me sfida, suksese, angazhime dhe beteja të panumërta politike, por gjithmonë në interesin e qytetarëve të Republikës përpara nesh dhe udhëzues për secilin veprim të mëtutjeshëm. Andaj ju jam falënderuese për mbështetjen, përkrahjen dhe mezi pres të takohemi bashkë në angazhimet e reja nga cilësia e re e konfirmuar dje”, tha ajo.

Komento: