Kusari nuk komenton fjalimin e presidentes në Kuvend, thotë se agjenda shtetërore nuk është cënuar asnjëherë

13:38 | 25 November 2024
kusari-nuk-komenton-fjalimin-e-presidentes-ne-kuvend,-thote-se-agjenda-shteterore-nuk-eshte-cenuar-asnjehere

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari- Lila, nuk ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kusari ka thënë se shteti dhe institucionet janë në rrugë të drejtë dhe se agjenda shtetërore nuk është cenuar asnjëherë.

“Po i referoheni fjalimit të presidentës, mendoj që nuk jam ajo që duhet të jap përgjigjje për fjalimin e presidentës. Mendoj që secili në rolin e vet kushtetues, i takon që të bëjë vlerësimin e vet. Mendoj që është e rëndësishme që vendi, shteti, institucionet dhe krerët institucional janë në rrugën e drejtë. Agjenda e përbashkët shtetërore, nuk është cenuar asnjëherë. Natyrisht se edhe ne si pozitë me të gjitha obligimet dhe detyrat që i kemi, do të mundohemi që me përkushtim dhe nder ta përbyllim këtë legjislaturë, e cila jo që ka pasur pak sfida. Prandja gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, kemi shkuar me përkushtimin maksimal dhe angazhimin tonë të palëkundur, për një stabilitet që besoj që në fund ia kemi arritur. Por natyrisht që gjatë rrugës ka pasur pengesa. Kosova është në rrugën e saj të drejtë. Besoj që në situatën aktuale, shihet se vendi është në një pozitë me të përparuar, se që ka qenë ndonjëherë më parë”, ka thënë Kusari-Lila.

Komento: