Kusari për fotografinë që publikoi Flora Brovina: Sonte humbëse është e tërë Kosova

23:34 | 16 May 2019

Edhe Mimoza Kusari nuk mbeti pa reaguar pas veprimit të deputetes Flora Brovina.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit të publikimit të një fotografie nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendon se shfaqen ushtarët serbë duke e abuzuar një grua gjatë luftës në Kosovë.

Kusari tha se viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë.

“Sonte humbëse është e tërë Kosova . Sot viktimë me ose pa vetëdije është edhe Deputetja Flora Brovina. Ajo sot tregoi se për kundër bindjeve dhe punës së saj, prapë se prapë mendimi i dikujt në parti e shtyen të bëjë këtë GABIM që do të duhet muaj dhe vite të tëra të ndreqen (nëse mund të ndreqet)”, ka shkruar Kusari në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i saj i plotë:

Sonte humbëse është e tërë Kosova

Viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë.

Sot viktimë me ose pa vetëdije është edhe Deputetja Flora Brovina. Ajo sot tregoi se për kundër bindjeve dhe punës së saj, prapë se prapë mendimi i dikujt në parti e shtyen të bëjë këtë GABIM që do të duhet muaj dhe vite të tëra të ndreqen (nëse mund të ndreqet).

Sot viktimë është e tërë Kosova, se sot Kuvendi synon të bëhet prokurorë dhe gjyqtarë në sistemin ku kemi rend dhe ligj dhe asgjë nuk u bë për 20 vite, por me rezolutë mundohet të fillohet dënimi i krimeve të luftës në Kosovë.

Sot e njejta parti që udhëhoqi dialogun dhe kurrë nuk ju përmendi krimet në dialog atyre që i kryen, ju hodhi në fytyrë pamjet e tmerrshme të aktit makabër popullit të Kosovës, thuase ata duhet të vuajnë ende.

Sot nuk u viktimizuan vetëm viktimat edhe një herë, sot viktimë u bë e tërë Kosova duke e kuptuar prapë sa poshtë kemi ra dhe sa i ulët është niveli i komunikimit dhe garës politike në Kosovë.
Sot viktimë është e tërë Kosova!

Komento: