Kusari: Punëtorët e RTK-së ende pa paga, presion i pastër politik nga qeveria Kurti

13:50 | 03 Qershor 2026
kusari:-punetoret-e-rtk-se-ende-pa-paga,-presion-i-paster-politik-nga-qeveria-kurti

Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se punëtorët e RTK-së, ende nuk i kanë marrë pagat.

Kusari, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak se nuk iu eshët ndarë buxheti që u takon me ligj.

“Ky është presion i pastër politik nga qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në kulmin e fushatës zgjedhore”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat.

Arseyja është e thjeshtë: qeveria/parlamenti nuk ia ka nda buxhetin që i takon me ligj.

Ky është presion i pastër politik nga qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetevendosje në kulmin e fushatës zgjedhore.

Sigurisht asnjë llaf nga bordi. Taman puna me guxu me folë ata.

Komento: