Kusari vendimi i Gjykatës Kushtetueses për ekipin negociator do të thotë fundi i ‘Qeverisë Haradinaj’

21:54 | 27 June 2019

Deputetja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari beson që vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator do të thotë fundi i ‘Qeverisë Haradinaj’.

Ajo në statusin e saj u shprehë se kush mendoi që ky ekip negociatorë do të ketë sukses e mori sot përgjigjen.

“Krejt kush mendoi se diçka e tillë sikur ky formacion i ekipit negociator mund të ketë sukses, sot e morrën përgjigjen. Kur diçka niset mbrapsht, mbrapsht përfundon.”

“As vetë Kryeministri i vendit i cili “u përpoq” të tregonte konstruktivitet me këtë ekip, nuk besoi në të.”

“Ai ditë më parë, pas shpinës së ekipit negociator, në përjashtim të ish- këshilltarit të tij tash Ambasadorit në EBA, dërgoi ambasadorin dhe këshilltarin tjetër në Berlin për temën e negociatave.”, tha Kusari.

Tutje, ajo shtoi se qeveria e tanishme që nga dita e parë ishte pa busullë.

“Kjo Qeveri prej ditës së parë ishte pa busullë për qeverisje dhe pa ide për vendimarrje e shtet ndërtim.

Në mesin e proceseve të dështuara të kësaj Qeverie, është edhe ky i negociatave i cili proces përfundimisht fundosi çfarëdo iluzioni ose teorie për “Qeveri të vendimeve të mëdha.”, tha ajo.

Në fund ajo shpresoi që së shpejti ‘Qeverisë Haradinaj’ të i vije fundi.

“Ekipi nesër dorëhiqet e bashkë me të së shpejti edhe krijesa e quajtur “Qeveria Haradinaj” e cila funksioni si një Frankeshtajn politik me copëza të ngjitura të subjekteve politike që Kosovës arritën t’ia japin qeverisjen më të keqe që nga përfundimi i luftës në Kosovë.”

“Pa ide, pa guxim, pa orientim për shtet. Kaq e patët “Qeveri e vendimeve të mëdha”.

“Deri në zhbërjen tuaj finale, uroj sa më pak dëm për Kosovën.”, përfundoi Mimoza Kusari

Komento: