Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij përpiqen ta destabilizojnë Kosovën.
Kusari, përmes një postimi në Twitter, ku bashkëngjiti edhe artikullin e 11 majit të mediumit New Jork Times për ndikimin e Vuçiqit për përshkallëzimin e situatës në Kosovë, tha se kjo do t’i kthehet bumerang atij nga populli i vet.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin. Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij”, ka shkruar Kusari në Twitter.
Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot.
Qysh në orët e para të mëngjesit ka filluar pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR në komunën e Zubin Potokut.
Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë 30 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.