Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, nga sot është me drejtor të ri. Sot, ne mbledhjen e Qeverisë është zgjedhur, Luan Sylaj, në pozitën e drejtorit në AZHB. Ministri Peci, në fjalën e tij nuk hezitoi të thur lavde për z. Sylaj. Por, ndryshe tregon CV-ja e siguruar nga Periskopi për drejtorin e ri të AZHB’së.
Enis Rrustemi, Periskopi
Sipas kësaj CV, z.Sylaj ka shërbyer në sektorin e magazinës (depo) të një kompanie me emrin “Ecolog”.
Ai ishte punësuar aty në vitin 2017. Në aktivitetet dhe përgjegjësitë të cilat i janë dhënë
z. Sylaj thuhet se do t’i
Pra, nga pozita që dikur mbante në depon e kësaj kompanie, ministri Peci ‘e gëzoi’ me një pozitë të lartë në njërën nga agjencitë më të rëndësishme të MBPZHR’së, atë të zhvillimit të bujqësië (AZHB).
Vitin e fundit, skandale të mëdha e kanë përcjellur këtë Agjenci lidhur me përfituesit e granteve dhe subvencioneve për të cilën Periskopi ka raportuar vazhdimisht rreth tyre.
Për emërimin e Luan Sylajt, rreth dy muaj më parë kishte ngritur shqetësimin edhe deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu.
Musliu shkruante për siç thoshte ajo, “konkurset e kurdisura në Ministrinë e Faton Pecit”.
Sipas deputetes Musliu, nga 12 sa kishin aplikuar për pozitën e drejtorit në AZHB, vetëm dy prej tyre janë zgjedhur si kandidatë – Luan Sylaj dhe Mentor Tahiri.
“Për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë përzgjedhur vetëm dy kandidat nga 12 sa kishin aplikuar në fillim, Luan Sylaj dhe Mentor Tahiri (këshilltar i Faton Pecit).
Këshilltari i Faton Pecit, Mentor Tahiri para dy-tri jave është emreuar Drejtor për BE dhe Rajon në MPJD të bashkëkryetarja e Faton Pecit Donika Gervlla, kështu qe urime Luan Sylaj! Me kordinim e politizim konkurset e kurdisura vazhdojne”, shkruante Ganimete Musliu.