
Pas lajmeve për largimin e Maurizio Sarrit, Chelsea po përgatitet për gjetjen e trajerit të ri.
Trajneri italian do të largohet nga Chelsea, për t’u rikthyer në Serie A, për të marrë drejtimin e Juventusit, që do të ndajë rrugët me Massimiliano Allegrin.
Sipas ‘Daily Star’, ka tre emra të mundshëm për të zëvendësuar Sarrin te Chelsea, përcjell lajmi.
Frank Lampard, Massimiliano Allegri dhe Julen Lopetegui, janë kandidatët e mundshëm për të zënë vendin e Sarrit në ‘Stamford Bridge’.