Kush do të fitojë titullin e La Ligas sipas Valverdes? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kush do të fitojë titullin e La Ligas sipas Valverdes?

15:34 | 14 Shkurt 2020

Ernesto Valverde ka folur për pretendentët që mund ta fitojnë titullin në La Liga.

Spanjolli ka vendosur të paraqitet për të parën herë në media, që pas shkarkimit nga Barcelona.

“Real Madrid është një pretendent i fortë për të fituar titullin”, deklaroi Valverde, kur u pyet se kush e fiton garën në kampionatin spanjoll.

Real Madrid dhe Barcelona janë në garë për titull këtë sezon në La Liga.

Los Blancos nuk kanë fituar titullin e La Ligas që nga viti 2017, me Barcelonën që ka dominuar ligën, me tetë tituj në 11 vitet e fundit.

Komento: