Kush do të jetë mysafiri special në ndeshjen Kosovë-Bullgari sipas Agim Agemit?

08:09 | 25 Mars 2019

Kosova do ta nis fazën e eliminatorëve për Euro 2020 sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë kundër Bullgarisë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zbuluar mysafirët special që do të jenë nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ademi ka zbuluar për emisionin 2 me 1 në RTV 21 se krahas politikanëve me të lartë vendos, do të ketë edhe mysafirë të tjerë.

“Do të jenë dy amasadorët amerikanë ai me mision në Kosovë dhe ai i Bullgarisë. Ardhjen e ka konfirmuar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë. Do të vijë një delegacion nga Gjermania në krye me vëllëzërit Shoshi. Me ta do të jetë edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata i cili ka bërë karrierë në Gjermani. Do të jenë edhe disa skaut anglezë”, ka zbuluar Agim Ademi.

Përballja Kosovë – Angli luhet nga ora 20:45.

Komento: