Kush do të jetë zëvëndësuesi i Hazardit, tregon Lampard

22:34 | 04 Korrik 2019

Frank Lampard është trajneri i ri i skuadrës së Chelseas.

Ish kapiteni i kësaj skuadre, do të zëvendësojë të larguarin Maurizio Sarri, i cili me Chelsea fitoi Ligën e Evropës.

Në prezantim si trajner i Chelsea, Lampard është pyetur edhe për Eden Hazard, të ciline dhe duhet ta zëvendësojë me lojtarët që ka në dispozicion, kur dihet se ‘Blutë’ nuk kanë të drejtë të bëjnë transferime.

“Kur humbni një lojtar të mirë, sigurisht që duhet marrë me këtë. Duhet të punojmë në ekip”, ka deklaruar Lampard.

“Ne do të shikojmë rreth asaj që kemi dhe çfarë kemi tashmë është një skuadër shumë e fortë dhe me lojtarë të ri në një moshë vërtetë të mirë që kanë, jo vetëm potencial, disa që tashmë e kanë treguar në ekipin e parë”.

“Por, të pasurit talentë në ekip nuk do të thotë se do të zëvendësohet Hazard, ai është shumë unik, por ne kemi lojtare që në mënyrën e tyre mund të bëhen të mëdhenj”.

“Disa tashmë janë lojtarë të mëdhenj, dhe disa mund të bëhen më të mirë”.

Komento: