Shqiponja është simboli i gjthë shqiparëve.
Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi ka treguar se kush e bëri shqiponjën për herë të parë.
Përmes disa postimeve të publikuara në Instagram, Kuqi thotë se babai i saj, këngëtari, Zeqë Kuqi e bëri shqiponjën për herë të parë, shkruan lajmi.net.
“A e dini kush e bëri shqipen me duar? Babai im, shqiponjën e kishte simbol përshëndetes në çdo performancë të tij qysh para viteve të 90’ta, në kohën kur ishte edhe e vështirë të flitej shqip. Edhe pse për këtë gjest ai është dënuar shumë herë nga regjimi serb, kurrë nuk ka hequr dorë nga shqipja. Krenohem me ty babi”, ka shkruar Kuqi.
Nga ana tjetër, këngëtarja po vazhdon të jetë aktive në projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.