Kush e kishte parashikuar vdekjen e Kobe Bryant në 2012-n?

21:19 | 26 Janar 2020

Vdekja e Kobe Bryant ishte parashikuar në vitin 2012 nga ky person.

Lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant ka tronditur opinonin e gjerë botëror.

Bryant ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një përplasje me helikopter, ku bashkë me të ishin edhe pesë persona të tjerë në bord.

Tashmë gjëra interesant po fillojnë të dalin në pah, si ajo e një përdoruesi të Twitter që kishte parashikuar vdekjen e tij në vitin 2012, përcjell lajmi.

”Kobe do të humbë jetën në një përplasje me helikopter”, kishte shkruajtur personi i njohur në rrjetin social Twitter si ”Noso”.

Cicërima e tij tetë vite më parë është bërë virale në internet dhe të gjithë janë të habitur me parashikimin e tij.

Komento: