Kush e ndali korrigjimin e kufijve, ja ҫfarë thotë Aleksandër Vuҫiq

14:07 | 05 May 2019

Pas Samitit të Berlinit, ka folur edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht ka lajmëruar se në Serbi do të shkojë një investitor perëndimor në fushen e “Hi -Tech” ku ka thënë se do të punojnë njerëzit më të shkolluar të Serbisë.

Pastaj në intervistën për Televizionin Pink ka folur edhe për Kosovën duke thënë se ideja e tij për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore.

“Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë a priori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiq.

Pas dështimit të kësaj ideje, e cila gjeti përkrahje edhe në Kosovë nga Presidenti Hashim Thaçi, Vuçiq ka thënë se Kosova do ta fitojë sovranitetin e plotë.

” Cila ëshre zgjidhja tash, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin” ka thënë Vuçiq. Si zakonisht ai ka vazhduar përplasjet me opozitën në Serbi duke i goditur ata për faktin që e kanë penguar të “nxjerrë diçka pët popullin e saj”.

Komento: