Kush është çika e kush nëna, Shyhretja i bën konkurrencë Engjit me trupin si ‘peshk’

16:58 | 12 Gusht 2022

Engjëllusha Salihu vazhdon të jetë shumë e njohur dhe e dashur për publikun.

U bë e njohur si vajza e Shyhrete Behlulit dhe tani si një këngëtare tejet e talentuar, shkruan ORAinfo.

Engji nuk mungon me postime të ndryshme në rrjete sociale.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet në shoqëri të nënë së saj, Shyhrete Behlulit.

Të veshura me fustan të ngushtë e të gjatë, ato po duken jo si nënë e bijë, por si dy shoqe.

Në këtë imazh do ta keni vështirë ta gjeni kush është nëna e kush vajza.

Shyhretja me këto linjat trupore po i bën konkurrencë vajzës së saj të vogël. /ORAinfo/

Komento: