Dikur një emër i panjohur në Kosovë, Dejona Mihali sot konsiderohet një nga figurat më të fuqishme jashtë institucioneve vendimmarrëse dhe ekzekutive.
Me një ndikim të jashtëzakonshëm në çdo vendim të qeverisë, e cila nuk është përballur asnjëherë me procesin e zgjedhjeve.
Thuhet se ka fuqinë të ndikojë në vendime madhore, duke përfshirë edhe ndërprerjen e rrymës në vend, njofton Klankosova.tv.
Sipas Arlind Imerit, gazetar, e përshkruan atë si një figurë që ka fituar këtë ndikim përmes besnikërisë dhe përkushtimit ndaj Albin Kurtit.
“E njohur si bija e një greku, ka fituar një fuqi të madhe në skenën politike të Kosovës.
Kjo fuqi i është deleguar nga Albin Kurti, dhe më vonë, për shkak të servilizmit dhe besnikërisë së treguar ndaj tij, ajo ka marrë avantazhe shtesë që e kanë çuar në këtë pozitë.
Sot, ajo thuhet se kontrollon postimet e ministrave, ka ndikim të plotë mbi secilin deputet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndërhyn në çdo vendimmarrje, tha Imeri në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Ardian Gaxheri thekson përçarjet e brendshme që ajo ka shkaktuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Përveç ndikimit të saj destruktiv, Dejona Mihali ka sjellë edhe përçarje brenda Vetëvendosjes”.
Shumë zëra brenda lëvizjes, që nuk ndajnë mendësinë komuniste dhe kundërshtojnë centralizimin e vendimeve tek një individ, janë heshtur”.
Ka qenë pikërisht Dejona ajo që ka shuar këta zëra, duke mos lejuar që deputetët dhe anëtarët të jenë pjesë e vendimmarrjes”.
Kjo situatë ka çuar në tensione dhe përçarje të brendshme brenda Vetëvendosjes”, tha tutje Gaxheri.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë: