
Gjatë një aksioni të sontëm, është prangosur një zyrtar policor.
Një hetues policor është prangosur në natën e së mërkurës, në kryeqytetin kosovar.
Është raportuar se pranga i janë vënë Lavdim Osmanit.
Prangosjen e tij e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Aksioni i prangosjes është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Osmani ka udhëhequr një grup policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.
Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.
Gjithashtu, thuhet se Osmani është djalë i tezës së drejtorit të Veprave të rënda Ekonomike në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu.