
Tregu muzikor shqiptar gjithmonë surprizohet me emra të rinj të cilët sjellin risi në diskografi.
Por kësaj radhe do ju tregojmë për një këngëtar të ri të industrisë muzikore shqiptare që pritet të listohet në mesin e emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Lumi, është talenti i ri shqiptar që ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij të ri me titull “Nëse ti” dhe menjëherë është listuar në mesin e këngëve më të komentuar.
Ndryshe, Lumin keni pasur mundësi ta shikoni në formatin televiziv “The Voice” dhe madje është renditur në mesin e zërave më të veçantë shqiptar.
Nga ana tjetër Lumi po shijon suksesin e projektit të tij “Nëse ti”.
